“S’është pjesë e botës së muzikës”/ Zbulohet i dashuri i ish-banores së BBV, Arta Kabashi në një lidhje me aktorin e njohur

by editor

Këngëtarja Arta Kabashi zbulohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.

Advertisements

Ish-banorja e BBV3 kishte konfirmuar se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.

Advertisements

Arta Kabashi ishte shprehur se i dashuri i saj ishte personazh publik, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në Pardon My French.

Ndërsa theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

Por sipas, Revista Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raportohet se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.

You may also like