Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka konfirmuar se sezoni i gripit ka arritur kulmin dhe tani pritet një ulje graduale e rasteve.
Advertisements
Prej nëntorit deri në shkurt janë aktive katër viruse: Gripi A, Gripi B, virusi RSV dhe Covid-19.
Advertisements
Brataj ka theksuar se gripi kalon zakonisht në kushte shtëpie me qetësues, por simptomat si kollë e fortë, temperaturë të lartë për disa ditë dhe vështirësi në frymëmarrje nuk duhen neglizhuar.
Ai ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike dhe ka theksuar rëndësinë e vaksinimit për këtë kategori.