“Sfida” në TikTok, shkon në 13 numri i nxënësve që dyshohet se lënduan veten me mjete të mprehta

by editor

Ka shkuar në 13 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë.

Advertisements

Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Advertisements

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baci.

Ndëkaq Sheremet Elezi nga Policia rajonale në Gjakovë ka thënë se deri më tani janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera që dyshohet se e kanë lënduar veten.

Advertisements

“Deri më tani janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera mbi dyshimin se e kanë lënduar veten në periduha të ndryshme kohore”, ka thënë Elezi.

You may also like