Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” u mbyll mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit.
Advertisements
Në videon e publikuar nga “Shkodra Sport” shfaqen disa momente të tensionit në tunelin mes dhomave të zhveshjeve. Aty shihen drejtuesit e dy skuadrave teksa përplasen dhe dëgjohen të shara ndërkohë që ndërhyjnë një numër i madh policësh për të qetësuar situatën dhe për të ndarë stafet e të dyja skuadrave.
Advertisements