Shenjat e zodiakut që janë KATASTROFË në DASHURI!

Dashuria mund të përkufizohet kimikisht si vërshimi në trurin tonë nga feniletilamina, një kimikat që gjendet gjithashtu në çokollatë. Më pas, kjo sinjalizon lirimin e dopaminës dhe endorfinës. Megjithatë, ne besojmë se dashuria është diçka që nuk mund të përkufizohet, vetëm të ndihet. Besohet gjerësisht se shenja juaj e zodiakut thotë shumë për mënyrën se si tregoni dashurinë, sa të hapur dhe të sinqertë jeni me ndjenjat tuaja. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Njihuni me ktëto shenja:

Advertisements

Binjakët

Advertisements

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

Ujori

Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i/e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.