Sherr me mjete të ftohta në Itali, përfundojnë të plagosur në spital disa shqiptar

by editor

Një sherr masiv ka ndodhur në Itali ku protagonistë janë 4 shqiptarë dhe 3 tunizianë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës (9 qershor), në Macerata ku personat janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se të 7 personat kanë përfunduar në spital. Pasi morën trajtimin mjekësor ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Advertisements

Personat janë zënë duke u goditur me njëri tjetrin me shishe. Gjatë sherrit u thyen xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën ‘Domenico Rossi’.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.

Advertisements

Po ashtu po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë sherr, por që mund të jenë larguar.

You may also like