Sherr me sende të forta në Tiranë, tre të lënduar. Dy të shoqëruar në polici

by editor

Një sherr me sende të forta mes pesë personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë.

Advertisements

Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e sherrit tre persona kanë mbetur të lënduar të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

You may also like