Sherr mes 3 të miturve në Kamëz, Policia gjen në banesën e njërit prej tyre një armë sportive

Tri shtetas të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë proceduar penalisht nga ana e Policisë së Tiranës, pasi pas një sherri të ndodhur mes tyre në Kamëz, gjatë kontrolleve në shtëpinë e njërit prej tyre, u gjet një armë sportive.

Advertisements

Përmes një njoftimi, Policia njofton se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Advertisements

Kujtojmë se shpesh herë mes të miturve ndodhin konflikte të shumta, që përfundojnë edhe me plagosje ose jetë të humbura, siç ishte rasti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në Kamëz, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.