Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku është qëlluar me armë zjarri.
Advertisements
Situata është parandaluar nga Policia, e cila ka arritur të shpërndajë grupin dhe të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm.
Advertisements
Shtetasit e përfshirë në këtë konflikt janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe janë identifikuar më pas nga forcat blu. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit H. Ll. dhe K. S..
Gjithashtu, janë arrestuar 3 persona për veprime që lidhen me pengimin e hetimit dhe moskallëzimin e krimit.
Ata janë G. Z. (48 vjeç), S. Sh. (38 vjeç) dhe J. Z. (26 vjeçe), të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e së vërtetës për ngjarjen.
H. Ll. dhe K. S., që janë shpallur në kërkim, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin për motive të dobëta me G. Z., duke e dëmtuar fizikisht dhe duke qëlluar me armë për ta kanosur.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.