Një 37-vjeçar, i identifikuar si Olgert Vesho, ka mbetur i lënduar me thikë pas një sherri për motive banale me fqinjin e tij.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në Pogradec paraditen e kësaj të enjteje, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, 49-vjeçarit Ilir Topçiu.
Advertisements
Topçiu rezulton një person me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit.
Ndërkohë që 37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rezikut për jetën.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:
I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë). 37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.