Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Mësohet se si pasojë e konfliktit 21-vjeçari ka sulmuar 17-vjeçarin me thikë.
Advertisements
Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.
Advertisements
Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.
Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.
Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.
Gjithashtu 21-vjeçari është vënë në pranga menjëherë nga autoritetet greke.