Një sherr mes disa shqiptarëve ka ndodhur përpara një lokali në Fiano Romano më 1 korrik, por vetëm sot policia italiane ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.
Advertisements
Sipas mediave italiane, tre vëllezërit shqiptarë , përkatësisht 37, 39 dhe 40 vjeç, të pajisur me shufra hekuri dhe një shkop bejsbolli sulmuan, për motive të dobëta, një bashkatdhetar.
Advertisements
Fillimisht ka patur një debat mes tyre, më pas tre vëllezërit kanë sulmuar bashkatdhetarin, 36 vjeç. Ky i fundit, u është përgjigjur duke i qëlluar me armë dhe për pasojë është plagosur në këmbë një nga sulmuesit.
Hetimet
Hetimi i shpejtë nga Karabinierët e Kompanisë Monterotondo bëri të mundur identifikimin e katër shqiptarëve të përfshirë në përleshje. Policia gjeti dhe sekuestroi armët e përdorura gjatë sulmit dhe i vuri në pranga autorët.
Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe konstatimin se arma, e kalibrit 9×21 e përdorur nga 36-vjeçari, i cili nuk kishte autorizim për të mbajtur armë zjarri, ishte vjedhur në nëntor 2014 në Genzano di Roma.