Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lukovë.
Advertisements
Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe.
Advertisements
Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.
Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.