Sherr në një lokal, plagoset me thikë 40-vjeçari, policia arreston autorin

by editor

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.

Advertisements

Pasi kanë konsumuar alkool në lokal, ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushte e shkelma, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.

Advertisements

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për ti shpëtuar policisë, e cila pas ndjekjen e kapi dhe arrestoi në kohë rekord 42-vjeçarin Elton Cani.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

You may also like