Sherr në një lokal, tre persona godasin me sende të forta një 30-vjeçar

by editor

Në një lokal në Korçë, tre persona kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 dhe se tre autorët janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like