Sherret mes Meriton Mjekiqit me ish-partneren për takimet me djalin, çfarë ndodhi mes ish-çiftit! Si Egesta refuzoi t’i dërgonte vogëlushin në Big Brother(Prapaskenat)

by editor

Marrëdhënia e Meritonit me ish-partneren e tij doli në pah përsëri në kohën që moderatori nga Kosova ishte në “Big Brother”. Pasi deklaroi se djali i tij ishte me autizëm, ai u shpreh se ish-partnerja nuk e lejonte që ta shihte. Që në kohën që spektakli vazhdonte, të shumta ishin përpjekjet nga produksioni për ta sjellë vogëlushin në spektakël, por Egesta vazhdimisht kundërshtonte.

Meritoni nuk mundi ta fitonte “Big Brother”, ndonëse kauza e djalit të tij bëri shumë për vete. Por duket se jashtë, as raportet me ish-partneren nuk kanë ndryshuar. Ditët e fundit ish-partnerja e Meritonit, Egesta, ka udhëtuar për në Kosovë.

Nga postimet e saj në rrjetet sociale, kemi parë se ajo së bashku me Loarin tashmë ishin në Prishtinë, duke shijuar kështu disa ditë udhëtimesh. Por me sa duket, një takim mes djalit dhe ish-finalistit të “Big Brother” ende nuk ka ndodhur. Në ditët ku Egesta publikoi foto nga Prishtina, Meritoni ishte ende me pushime në Turqi së bashku me Ilnisën.

Edhe tanimë që ditët romantike të çiftit kanë munguar, duket se ai ende nuk ka mundur që të takohet me djalin e tij. Me t’u kthyer nga Turqia, Meritoni ka tentuar që të takohet me djalin e tij, por duket se ka hasur në kundërshtinë e ish-të dashurës së tij. Vogëlushi ka festuar pak ditë edhe ditëlindjen me një festë të madhe, ku Meritoni ka munguar. Në rrjetet sociale Egesta ka falënderuar vëllain e saj për organizimin e festës, duke publikuar edhe foto të festimeve.

Nga ana tjetër, edhe Meritoni ka uruar vogëlushin e tij, por duket se ai nuk ka qenë prezent në festë. Loari nuk ka pasur mundësinë as të vizitojë shtëpinë e gjyshërve, duke qenë se Egesta ka zgjedhur që ta mbajë larg njerëzve të Meritonit. Bëhet me dije se mes dy ish-partnerëve ka pasur një sërë debatesh në lidhje me takimet që Meritoni duhet të kishte me djalin. Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm.

Advertisements

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon. “Këto ditë kam pranuar mesazhe pa fund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falënderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje, e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”, ka shkruar Egesa.

Meritoni gjatë rrëfimit të tij në “Big Brother VIP Albania” tha se djali i tij është me autizëm dhe kjo ishte arsyeja se pse ai kishe vendosur të bëhej pjesë e formatit. Por ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta nuk ka qenë e paqtë, pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre. Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

Advertisements

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ishpartnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba. Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit.

Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që të mos bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familjen, që mbas 10 viteve, kur të rritet Loari, të thotë: “Këqyr, babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.
Por në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Ish-e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë, ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i dola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përulë e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet tek ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se duke një femër e ngriti veten”, ka shkruar ajo.

E duket se konflikti mes tyre vijon ende dhe Egesta nuk ka ndërmend që ta lërë djalin pranë Meritonit, as këto ditë që është në Kosovë.

You may also like