Pas sherrit të bujshëm në Pejë, ka reaguar edhe babai i Stresit Sali Lushaj. Teksa Stresi është ende në kërkim dhe Noizy i arrestuar, Babai i tij ka folur në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në lidhje telefonike për të gjithë ngjarjen.
Advertisements
Sali Lushaj, u shpreh se ai kishte folur në telefon me kamer me babain e Medi Isenit, i cili i kishte thënë se do t`i kërkonte falje familjarisht.
Advertisements
Më tej, gjatë bisedës telefonike Lushaj ka folur edhe për Cllevion, duke thënë se mbathjet e tij ia ka larë gruaja nëna e Stresit.
Sakaq, ai tha se si Medi dhe Cllevio, i kanë ofenduar për tre vite në TikTok, vetëm për të fituar famë e para.
Advertisements
“Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës.
Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë, për mendimin tim dhe siç më kanë thënë si Noizy dhe Stresi, nuk kanë qenë pjesëmarrës fare. Ata kanë qenë fansat, të Kosovës apo Shqipërisë, nuk e di.
Kjo ka ndodhur për arsye të sharjeve, ka tre vjet, nga Medi Iseni dhe një Kllevio, një flliqësirë e tokës. Më ka sharë nënën, babën, vëllezërit e vdekur, ka përdhosur varret e vëllezërve të mi.
Këta e kanë bërë për famë si familje, vetëm me fitu lekë me sharje. Këtu duhet prokuroria e Kosovës dhe e Shqipërisë, me lëshu fletë thirrje për këta dy persona. Medi erdhi në dy të natës.
Jemi taku kemi shku në restorant, kemi bërë shumë biseda me të dhe e kemi çu te hoteli me flejt. Unë isha vetëm me Medin, Stresi nuk ishte. E ka pas shumë mik. Për herë të parë në Shqipëri ka taku Stresin, dhe kjo është shumë e habitshme, kanë gjet një mënyrë me TikTokun, janë marr me rrjete sociale vetëm e vetëm që të marrin famë”, u shpreh babai i Stresit.