Sherri me 1 të plagosur ne një dasmë në Bulqizë, ky është autori 18-vjeçar (FOTO)

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në njësinë administrative Ostren, të Bulqizës.

Advertisements

Mësohet se djemtë, gjatë një ahengu dasme në këtë zonë, janë konfliktuar dhe më pas kanë nxjerrë thikat.

Advertisements

Për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me inicialet B.K.,25 vjeç, banues në Ostren.

Autori është 18-vjeçari Aranit Alushi banues në Ostren, personi në foto.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit, teksa policia po heton rrethanat e ngjarjes.