Sherri me agjentët e BKH/ Identifikohen të afërmit e Agron Kapllanajt që u përplasën me zyrtarët gjatë hetimit(EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, një incident i pazakontë është regjistruar në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u përplasën me disa të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Advertisements

Mësohet se 3 personat e arrestuar janë; Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, nipa të Agron Kapllanajt si edhe shtetasi Gerald Kollçaku.

Advertisements

Sipas policisë, BKH dhe operacionalja kanë qenë në Fier për veprime hetimore, kur janë konfliktuar me të afërm të ish-kryebashkiakut.

Natyra e veprimeve dhe rasti konkret mbahet top sekret, por gjatë këtyre veprimeve është ngritur dhe dron nga BKH për vëzhgim të subjekteve.