Sherri me thika në ‘Qytet Studenti’/ Gazetari nxjerr detajet: Konflikti prej disa ditësh, i riu në luftë me jetën

by editor

Gazetari Spartak Koka komentoi në një intervistë ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në Tiranë. Koka tha se si në rastin e parë të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës dhe në rastin e plagosjes së një 19-vjeçari po me thikë nga një bashkëmoshatar pranë universitetit janë pasojë e mosreagimit të institucioneve.

Advertisements

Ai tregoi se konflikti mes të rinjve vijonte prej disa ditësh dhe askush nuk e kishte raportuar. 19-vjeçari që mbeti i plagosur në konflikt, tha gazetari është në gjende të rëndë për jetën pasi ka marrë goditje me thikë në mushkëri, në kraharor dhe qafë.

Advertisements

“Historia te universiteti privat gjithashtu zhvillohej prej ditësh dhe askush nuk thoshte asgjë në mjediset e universitetit dhe secili prej tyre tentonte të hakmerrej ndaj tjetrit për shikimet, fjalët e rënda dhe një lloj bullizimi brenda shkollës. Dhe sot personi në fjalë po lufton me jetën. ka plagë në mushkëri, në kraharor, plagë në qafë dhe është një situatë e rëndë. Mund të kemi një viktimë tjetër, uroj që jo dhe unë kam qenë në kontakt edhe me mjekët e spitalit mbrëmjen e djeshme dhe situata paraqitej e rënduar për të riun”, tha gazetari.

You may also like