Sherri mes adoleshentëve në Tiranë la dy të plagosur/ Policia jep DETAJE: Përdorën mjete prerëse…

by editor

Tre adoleshentë janë proceduar penalisht pas sherrit të ditës së djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku mbetën të dëmtuar 2 të mitur.

Advertisements

Uniformat blu raportojnë se janë proceduar penalisht të miturit e moshave 14, 14 dhe 15 vjeç. Ata akuzohen se janë konfliktuar me sende të forta me disa bashkëmoshatarë të tyre, ku mbetën të dëmtuar dy të miturit e moshave 10 dhe 14 vjeç. Sherri mes tyre ka nsour pas një ndeshjeje basketbolli.

Advertisements

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

You may also like