Nje ngjarje e rende eshte shenuar pas mesnate ne fshatin Gjashte te Sarandes.
Advertisements
Nje sherr qe dyshohet se ka lindur per shkak te nje borxhi ka degjeneruar ne te shtena me arme zjarri dhe goditje me sende te forta.
Advertisements
Policia deri tani ka identifikuar 12 persona te perfshire ne ngjarje, nga te cilet dy kane mbetur te demtuar me sende te forta.
Keta te fundit jane vellezerit Enea dhe Albi Nexhipi, te cilet kane marre ndihmen e pare ne spitalin e Sarandes.
Mes personave te perfshire ne konflikt rezultojne te jene dhe 4 efektive policie, te gjithe me mbiemer Sulejmani, 3 prej te cileve vellezer. Nder te dyshuarit, tashme i identifikuar rezulton dhe nje ish efektiv policie.
Deri tani ne Komisariatin e Sarandes jane dorezuar vullnetarisht 3 persona, pervec dy te demtuarve qe ishin shoqeruar me heret ne Komisatiat, nderkohe qe hetimet vazhdojne nen drejtimin e Prokurorise.
Ne vendngjarje policia ka gjetur gezhoja pistolete si dhe automjete te demtuara.
Aktualisht po kryhen kontrolle per shoqerimin e personave te dyshuar nderkohe qe po kqyren kamerat per identifikimin e personave te tjere.