Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Korçë ku një 40-vjeçar mbeti i plagosur me thikë. Sherri mes 40-vjeçarit Ergyst Shtylla dhe autorit të ngjarjes me iniciale D. M., raportohet se ka nisur për shitjen e një makine.
Advertisements
I plagosuri, i cili ka marrë 3 plagë me thikë, ka dhënë nga shtrati i spitalit një deklaratë të shkurtër për uniformat blu por pa dhënë shumë detaje për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore. Policia nëpërmjet dëshmisë së tij ka arritur të identifikojë autorin e gjithashtu dhe të zbulojë edhe arsyen e konfliktit, që dyshohet se ka nisur për shitjen e një mjeti. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dëshmia e 40-vjeçarit do të merret sërish në një moment të dytë.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh., 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M., 39 vjeç.
Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.