Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Marikaj të Vorës, ku një person mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Advertisements
Raportohet se sherri ka nisur në një servis për pjesë këmbimi makinash.
Advertisements
I plagosuri me armë zjarri është shtetasi Xhuliano Shkurti 25 vjeç.
Ky i fundit ka shkuar në servis dhe ka goditur me sende të forta vëllezërit Mara, të cilët kanë në pronësi një servis makinash.
Advertisements
Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.