Sherri për paratë me fajde, si ndodhi përplasja brenda restorantit që degradoi në përdorimin e armës së zjarrit! Grushte, karrige dhe.. Detajet nga ngjarja dhe misteri i të plagosurit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës (16 Prill), ku një person u qëllua me armë dhe u dërgua në një spital privat në Tiranë pas ngjarjes.

Advertisements

Ndërkohë teksa kanë kaluar disa orë nga ngjarja, detaje të reja dalin nga sherri që përfundoi në përdorimin e armës.

Advertisements

Mësohet se 7 persona kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë brenda restorantit te rruga “Sami Frashëri”, ku dyprej tyre pasi debatuanm, kanë goditur njëri-tjetrin.

Raportohet se njëri prej tyre i ka dhënë dorën të gjithë personave në tavolinë, ndërsa personi tjetër ka refuzuar duke e ofenduar. Më pas sherri ka degraduar në konflikt fizik dhe me karrige.

Gjatë sherrit është qëlluar edhe me armë zjarri, ndërsa personat e përfshirë më pas janë larguar me 4 makina me shpejtësi të gjithë nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar policisë.

Sapo ka mbërritur brenda në lokal policia ka konstatuar një gëzhojë dhe njollat e gjakut brenda ambientit të restorantit ku ndodhi konflikti, po ashtu ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë e cila ishte lënë brenda në restorant nga autori, pasi dyshohet që gjatë përleshjes fizike i ka rënë në tokë.

Arma është dërguar ne laborator për t’u bërë ekspertiza për të zbuluar ADN dhe shenjat e gishtave.

Ndërkohë nga të shënat me armë është plagosur një person, i cili dyshohet se u transportua në një spital privat. Ndërsa, sipas informacioneve paraprake mësohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për paratë me fajde.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion rreth identitetit dhe moshës së të plagosurit, apo të personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje. Edhe pse kanë kaluar 12 orë nga ngjarja Policia ende nuk ka sjellë një njoftin zyrtar.