Një konflikt mes disa personave ndodhi së fundmi në rrugën “Ali Demi”, pranë zyrave të Partisë Socialdemokrate (PSD). Gazetari Ferdinand Dervishi, komentoi incidentin duke theksuar se nuk e sheh si një ngjarje të lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet apo fushatën elektorale të PSD. Por nga ana tjetër, sipas tij, krimi është bashkuar me politikën dhe të vërtetat nuk shfaqen për opinion.
Advertisements
‘Nga sa kemi deri tani, nuk duket si një incident i mirëfilltë elektoral. Unë shoh që incidentet e raprotiar deri tani, nuk japin atë panoramën që duhet të japin, nëse ne themi qe në Shqipëri ka qenë problematika, është problematika dhe mbetet problematikë.
Advertisements
Të gjitha këto incidente që kemi parë deri tani janë të parëndësishme për të kuptuar të vërtetën se çfarë ndodh pas këtyre incidenteve. Nuk besoj se ngjarja ka lidhje me zgjedhjet sepse nuk është fjalë për ndonjë peshë të madhe të kësaj partie. Ngjarjet që shfaqen në media janë vetëm sipërfaqja dhe jo pasqyra reale e lidhjeve të krimit me politikën.’ ,tha ai. Dervishi shtoi se fushatat zgjedhore në Shqipëri mbeten ndër më të papastërtat në Evropë për vet lidhjen e krimit me politikën.
‘Sa i takon fushata zgjedhore në Shqipëri, kemi mbetur shteti i fundit në Evropë sa i përket pastërtisë se proceseve zgjedhore.Është përfshirë krimi me politikën që nga viti 1996 dhe nuk është larguar më. Aktualisht duke parë zgjedhjet e kaluar, krimi është përdorur gjerësisht në fushatat zgjedhore.
Nga viti 2013, Edi Rama, ka ardhur në pushtet me aleancë me djallin, por kur bën aleancë me krimin, atëherë i bie qe ti te ndash pushtetin me krimin, ta përdoresh në fushata zgjedhore.Kjo që na shfaqet në media nuk është krimi, e vërteta na shfaqet ndryshe.Jemi shteti i fundit në kontinent për nga integriteti i procesit zgjedhor. Ajo që ndodh në prapaskenë nuk del gjithmonë në media, krimi i vërtetë nuk shfaqet në lajme, por është pjesë e pazareve politike.
Nëse në konflikt do të ishin përfshirë persona të zyrës elektorale dhe individë të jashtëm, mund të konsiderohej një incident zgjedhor. Por në këtë rast, nuk ka prova që të lidhin drejtpërdrejt përplasjen me procesin zgjedhor. E shoh si një incident që po shitet si politik, por nuk është. Ka shumë raste që ngatërrohen me zgjedhjet për efekt medial, por mungon lidhja reale.’, tha gazetari