Vetëm në fillim të prillit Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 31 raste. Kryeson Tirana, ndjekur nga Kruja, Fieri, Kurbini dhe Puka. Sëmundja nis me shenjat e një viroze dhe më pas karakterizohet nga puçrrat në lëkurë.Në kryeqytet sipas mjekëve në qendra shëndetësore nuk kanë munguar as fëmijët që kanë shfaqur komplikacione.
Advertisements
“Mjafton që një fëmijë të jetë infektuar në çerdhe dhe me shumë mundësi një pjesë e mirë e fëmijëve kanë për ta marrë. Ka periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Është ngjitëse që në fazat e para. Rekomandohet të mos dërgohet një fëmijë në çerdhe. Është shumë infektive ditët e para. Rekomandohet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë dhjetë ditore”, theksoi Kostaqi.
Advertisements
Shpërthimet e variçelës sipas mjekëve më së shumti ndodhin në pranverë dhe në vjeshtë, por pas pandemisë sëmundja nuk po njeh sezonalitet.