Shfryhet dosja “Rraja”, lirohen 3 të afërmit e ish-deputetit, dhunuan anëtarët e fisit Maja

by editor

Gjykata ka liruar nga burgu dhe ka caktuar masën e sigurie “arrest në shtëpi” për nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ineidi Rraja.

Advertisements

Masa e arrestit në burg është shuar për shkak të tejkalimit të afatit të paraburgimit.

Advertisements

Ineidi Rraja dhe nje grup personash te tjere akuzohen se kane dhunuar anetaret e fisit Maja ne Borizane te Krujes.

Shkak u be protesta e banoreve per guroren e vendosur ne zone, ku germimet dhe shperthimet me tritol, kane shkaktuar demtime te banesave.

Bilbil e Jashar Maja, kishin takim me inxhinjerin e firmes se gurores ne korrik te ketij viti, kur jane perballur me nje grup personash nga fisi Rraja.

Vendi i takimit ne nje lokal, ne fakt u kthye ne nje skene dhune, ku dy kusherinjte u qelluan me sende te forta, u kercenuan me arme dhe u dhunuan rende fizikisht.

Autoret e incidentit te rende, u shpallen ne kerkim dhe disa prej tyre u arrestuan vetem disa jave pas ngjarjes.

You may also like