Shfrytëzoheshin nga një sekt fetar, shpëtohen më shumë se 250 të mitur

by editor

Policia e Zimbabvesë shpëtoi më shumë se 250 të mitur, të cilët po përdoreshin për punë nga një sekt apostolik dhe aty u zbuluan 16 varre, duke përfshirë varret e shtatë foshnjave. Sekti udhëhiqej nga profeti i vetëshpallur Ismael Chokurongerëa, i cili u arrestua gjatë një operacioni policor, raporton AP. Në një deklaratë, zëdhënësi i policisë Paul Nyati tha se Chokurongerëa,udhëhoqi një sekt prej më shumë se 1,000 anëtarësh në një fermë rreth 34 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Harare, ku fëmijët ishin në mesin e adhuruesve.

Advertisements

“Fëmijët ishin përdorur për të kryer aktivitete të ndryshme fizike për të mirën e udhëheqjes së sektit”, tha Niyati, duke shtuar se nga 251 fëmijë, 246 nuk kishin certifikata lindjeje.

Advertisements

“Policia zbuloi se asnjë nga fëmijët e moshës shkollore nuk kishte marrë arsim formal dhe se të gjithë i ishin nënshtruar abuzimit si punë e lirë, duke bërë punë fizike në emër të mësimit të aftësive për jetën,” shtoi Niyati.

Ai theksoi se policia bastisi faltoren të martën. Chokurongerëa, i cili e quajti veten Profeti Ismael, u arrestua së bashku me shtatë ndihmës për aktivitete kriminale që përfshijnë abuzimin e të miturve.

Besimtarët kërkuan kthimin e fëmijëve, të cilët u futën në një autobus policie, por nuk dihet se ku i çuan forcat e sigurisë fëmijët dhe disa nga gratë që i shoqëronin. Sipas një gazete të Zimbabvesë, oficerët e policisë të armatosur me armë, gaz lotsjellës dhe të shoqëruar nga qen të stërvitur kryen një bastisje në faltore, të cilën besimtarët e përshkruajnë si “tokën e tyre të premtuar”.

You may also like