Shi dhe stuhi! Moti për sot i paqëndrueshëm, ulen temperaturat

by editor

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skandinave.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë.

Advertisements

Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

You may also like