Eksperti i IT Tomi Kallanxhi tha se vlera e vërtetë e hedjur nga kandidatët në rrjetet sociale, në kuadër të fushatës, është 991 mijë dollarë. Ai renditi forcat politike që kanë paguar më shumë, ku në krye qëndronte Agron Shehaj me 33 mijë dollarë e më pas PD me 20 mijë dollarë. Sa i përket kandidatëve të PS-së, Kallanxhi deklaroi se kanë zgjedhur mënyrën e reklamimit nëpër portale. Ndërkohë pedagogu Rezart Prifti u shpreh se vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Advertisements
Borakaj: Fushatë intensive në rrjetet sociale. Vlera të çmendura që kanë paguar. Doli zyrtare që deri para një jave ishin 149 mijë euro të hedhura nga kandidatët në rrjetet sociale.
Prifti: Numri është tjetër. Janë shumë pak.
Borakaj: Prisje më shumë?
Prifti: Janë më shumë, jo prisja më shumë. Kaq janë të hedhura vetëm nga emri zyrtar.
Kallanxhi: 991 mijë dollarë është vlera e vërtetë. Dhe vendin e parë deri dje e ka pasur Agron Shehaj me 33 mijë dollarë, PD me 20 mijë dollarë, më pas vjen Jorida Tabaku, që ka paguar edhe nga PD dhe nga emri i saj, Grigels Mucollari. PS ka pasur një trend tjetër, me portale.
Borakaj: Sigurojnë vota nga rrjetet sociale?
Prifti: Kam një mendim që vota në teorinë politike nuk është çështje simpatie. Unë mund të them “je djalë shumë i mirë”, por votën s’të jap dot. Vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.