Shitja e pasaportave bullgare, ish-deputeti i njohur habit me deklaratën: Shifra më fitimprurëse se droga

by editor

Ish-deputeti, Vasil Sterjovski, në një intervistë të dhënë nga Bashkia minoritare e Pusteçit foli në lidhje me censusin e popullsisë që pritet të nis këtë të hënë.

Advertisements

Ai foli edhe për çështjen e pasaportave bullgare, të çilat janë kthyer në një biznes tashmë në Shqipëri.

Advertisements

Sterjovski tha se çmimet për të përfituar një pasaportë bullgare variojnë nga 5 deri në 25 mijë euro.

“Unë e kam thënë publikisht. Pasaporta bullgare është një biznes shumë fitimprurës në Shqipëri, është më fitimprurës se mbjellja e marihuanës në Shqipëri. Për një pasaportë bullgare, komuniteti maqedonas mund të paguaj 5 mijë euro, ndërsa për shqiptarët mund të shkojë edhe deri në 25 mijë euro.

Në Shqipëri ka me mijëra qytetarë shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë bullgare, pjesa më e madhe janë me origjinë shqiptare që e kanë përfituar këtë pasaportë bullgare kundrejt pagesës, për të përdorur privilegjet e Bashkimit Europian. Vitet e fundit, ky trend është edhe te komuniteti maqedonas, prap këto lekë janë shumësepse 5 mijë euro nuk i ka çdo familje”, tha Sterjovski.

You may also like