Shiu në kombinim me të nxehtin, temperaturat deri në 29 gradë Celsius! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

by editor

Java që vjen do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës me ditë me diell por pa munguar edhe ditët me shi.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak kjo situatë vjen si pasojë e alternimeve mes anticikloneve shoqëruar me masa ajrore të ngrohta me origjine jugore dhe kalimeve të shpejta të fronteve të ftohta shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Advertisements

“Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare.

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisements

Ditën e Enjte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët.

Ashtu si për ditën e Mërkurë edhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në veriperëndim dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër”, thuhet në njoftimin e SHMU.

Por, pavarësisht ditëve apo më saktë orëve me shi përgjatë ditëve të caktuara temperaturat në vlerat e mesditës do të mbeten relativisht të larta në vlerat 27-29 grad celcius për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

You may also like