Shkodër/ Rrugë e amortizuar, pa ndriçim. Banorët protestë: Nëse deri më 11 maj nuk rikonstruktohet, bojkotojmë zgjedhjet

Disa banorë të fshatit Hot i Ri në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër zhvilluan një protestë pasi prej 30 vitesh rruga e tyre është e amortizuar duke krijuar probleme në qarkullim. Një tjetër shqetësim për ta mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.

Advertisements

Nëse rruga e tyre nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.

Advertisements

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje nuk kemi pse të shkojmë në kutitë e votimit, në votojmë për fëmijët dhe për një të ardhme më të mirë. Nëse gjejmë zgjidhje jemi gati të votojmë”, shprehet njëri prej tyre.

Edhe më përpara banorët e Hotit të Ri në Shkodër kanë ngritur zërin për këto probleme por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këtë zonë janë afro 1 mijë persona që përshkohen çdo ditë.