Shkodra “thyen tabunë” festoi për herë të parë 29 Nëntorin, reagon Spahia

by editor

Në qytetin e Shkodrës për herë të parë në histori është festuar 29-nëntori. Për këtë arsye ka reaguar ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas ceremonive të mbajtura sot në këtë qytet për festën e Çlirimit më 29 Nëntor, për herë të parë që nga rënia e komunizmit.

Përmes një statusi në oriofilin e tij në rrjetin social Facebook, Spahia i cilëson përdhosje dhe shkelje mbi vuajtjet e të persekutuarve, ceremonitë e organizuara nga pushteti lokal, që sipas tij u mor me dhunë në 14 maj.

Advertisements

“Mbasi i vërsulën bandat dhe gjithë dhunën shtetërore qytetit me regji dhe mbështetje të Ramës, sot përdhoset dhe shkelet mbi vuajtjet e qytetit më të persekuatuar, qytetit me numrin më të madh të burgjeve politike, qytetit me 601 të pushkatuar, 61 klerikë të vrarë, 136 të vdekur në tortura, 2890 të burgosur e 1924 të internuar, duke nderuar me grusht dhe duke risjellë simbolet komuniste, e gjitha në prezencë dhe orkestrim të “përfaqësuesve” të atij pushtetit lokal i cili u vodh dhe u mor me dhunë, e që nuk e lidh asgjë me vlerat e Shkodrës e shkodranëve por i shërben krimit dhe babëzisë së pushtetit me servilizmin që e karakterizon.

Pse gjithë kjo urrejtje çnjerëzore ndaj vuajtjeve të njerëzve, intelektualëve dhe patriotëve të mirë dhe guximtarë ndaj të cilëve duhej të shprehej së paku ndjeshmëri, se nuk po pretendoj mirënjohje nga të paditurit të pa moralshmit dhe servilët që sot drejtojnë Shkodrën dhe Shqipërinë?

Advertisements

Sepse këta janë krejt e kundërta e kulturës, dijes apo fisnikërisë. Nuk ke gram dinjiteti e morali në shpirt nëse nuk ndjen të paktën keqardhje njerëzore për vuajtjet e njerëzve apo bashkëqytetarëve të tu”, shkruan mes të tjerash Spahia.

You may also like