Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me ngjarje e rëndë në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj dhunoi një çift të moshuarish para dyqanit ushqimor të tyre.
Advertisements
Mësohet se 47-vjeçari është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, por 80-vjeçari Namik Rustemi nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi ai njihej si person problematik.
Advertisements
Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë, ka dhunuar me grushte në pjesën e kokës 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R.
Si pasojë e dhunës i moshuari ndodhet i shtruar dhe i intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë. Ndërsa bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.
Advertisements
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.
Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, shtetasi Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.
Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.