Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Bledar Dedjas. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një pyll në Paderno del Grappa.
Advertisements
Sipas medias Italiane “Il Gazzettino” dyshohet se shkak i vrasjes së tij, kanë qenë lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit. Duke qenë se ai u vra në një zonë ku shpesh çiftet takohen për pak më tepër privatësi hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.
Advertisements
Shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi me 19 goditje thike.
Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.
Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.