Shkoi për të pirë kafen e mëngjesit, si 63-vjeçari vrau vëllanë dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.

Advertisements

Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.

Advertisements

Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë

Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.