Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Bashkim Bytyçi, i cili ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Sardenjë, në zonën e Gallurës.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se Bytuçi në momentin që ka rënë nga lartësia prej 10 metrash nuk ka qenë në orar pune, por ndodhej aty për të takuar miqtë e tij.
Advertisements
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 43-vjeçari ishte shkëputur prej dy muajsh nga puna për shkak të një dëmtimi.
Pavarësisht se ndihma ju dha menjëherë ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë që policia po heton për të zbuluar se cila ishte arsyeja që 43-vjeçari kishte hipur në skelë në një kohë që thuhet se nuk ka qenë duke punuar.