Shkoi të bënte operacionin, mjekët gjejnë 27 lente kontakti në syrin e pacientes

Një paciente shkoi në spital për të kryer ndërhyrjen e kataraktit në sy, por mjekët u habitën kur zbuluan një masë të madhe e të huaj nën qepallën e saj.

Advertisements

67-vjeçarja nga Mbretëria e Bashkuar duhet ta kryente ndërhyrjen në syrin e djathtë, shkruan “Live Science”. Edhe pse shikimi i saj në atë sy ishte i dobët krahasuar me të majtin, nuk kishte pasur “probleme të mëparshme me shikimin”.

Advertisements

Përpara ndërhyrjes, ajo u tha mjekëve se kishte një lloj parehatie mendonte se vinte prej syrit të thatë dhe moshës.

Ndërsa mjekët nisën të aplikonin anestezinë në syrin e saj, ata panë një masë të madhe, në një lloj ngjyre blu nën qepallë. Rezultoi se masa ishte një grumbull prej 17 lentesh njëpëdorimëshe që ishin ngjitur bashkë nga mukusi. Një kirurg gjeti dhe hoqi 10 lente të tjera nga ekzaminimi me mikroskop.

Pjesa më e madhe e lenteve ranë vetë ndërsa mjekët bënin anestezinë në sy. Pasi hoqën pjesën e mbetur, operacioni u shty për dy javë për shkak të shtresëzimit të mundshëm të baktereve që mund të kenë shtaktuar një infeksion.

E veçanta e këtij rasti është se mbajtja e lenteve të kontaktit mund të shkaktojë infeksione të rënda, por pacientja nuk kishte probleme me shikimin apo irritim.

Ajo kishte 25 vite që mbante lente mujore, por gjatë kësaj kohe shkonte rrallë te okulisti. (Lentet mujore mund të përdoren për 30 ditë por duhet të hiqen çdo natë).

Mjekët thanë se sytë e saj duke qenë shumë “të futur” kanë krijuar hapësirën për të mbajtur aq shumë lente. Është ende e paqartë se prej sa kohësh lentet ishin grumbulluar nën qepallën e 67-vjeçares. Ajo tha se ndonjëherë provonte ta hqte lenten por nuk e gjente, ndaj mendonte se thjesht i kishte rënë diku./tvklan.al