Shkoi të pinte kafe pranë SPAK, trafikantit të drogës i ndodh e papritura

by editor

Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest në burg për Islam Sefa, i njohur si një trafikant droge.

Këto janë pamjet e prangosjes së tij ditën e mërkurë, vetëm 100 metra larg godinës së SPAK. Arrestimi është bërë në një kafene ku mësohet se po priste një avokat, kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t’i vënë prangat.

Advertisements

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se prej disa javësh ndaj Sefës kishte një masë siguri në mungesë, ndërsa mesditën e djeshme ai është lokalizuar në një bar kafe përballë Prokurorisë së Posaçme.

Bujar Sefa u dënua vetëm dy ditë më parë me 10 vite burg nga GJKKO, ndërsa Islam Sefa rezulton i dënuar me 9 vjet e 9 muaj në Itali. Ai u arrestua bashkë me 7 pjesëtarët e grupit të kultivimit të drogës në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën. Kultivuesit e drogës në Krujë, nuk komunikonin me telefon, por vetëm me radio dhe aplikacione me internet.

Advertisements

You may also like