Shkon në 56 numri i të helmuarve në Bulqizë, dyshohet se uji i pijshëm u përzie me ujërat e zeza

by editor

Të paktën 56 persona janë hemluar në qytetine Bulqizës, dyshohet nga konsumimi i ujit të çezmës.

Advertisements

Dhjetra qytetarë të tjerë i janë drejtuar spitalit këtë pasdite, duke shfaqur shenja helmimi dhe të vjella.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se nga punimet në ujësjellës janë përzier uji i pastër me ujërat e zeza.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët në Bulqizë helmohen nga uji, megjithatë asgjë nuk është bërë për ta hetuar këtë problematikë.

Advertisements

Sakaq, policia thotë se po hetohet për ngjarjen teksa janë marrë mostra nga uji dhe pritet të kryhen analizat.

Raportohet gjithashtu se fillimisht ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë.

You may also like