Shkon në 7 numri i të plagosurve në aksidentin në Levan, çfarë thotë policia

by editor

Si ndodhi aksidenti në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”, PoçemPolicia ka zbardhur detaje sa i përket aksidentit automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nisan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Honday”, 9-vjeç dhe 2-vjeç.

Nga ana tjetër bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se të lënduarit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisements

You may also like