Shkon për të vjedhur, por “skifteri” pi mbidozë metadoni, 34-vjeçari niset me urgjencë në Tiranë

by editor

Një i ri 34- vjecar është arrestuar nga policia për vjedhje, por e ka humbur kontrollin pasi ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Burime bëjnë me dije se E.M 34 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Advertisements

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, sipas bluve, qëllimi i 34 vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

Advertisements

You may also like