Një automjet i parkuar në Bushat është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se automjeti i parkuar është në pronësi të 32-vjeçarit me iniciale M. U.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një shkëndijë elektrike është bërë shkak që mjeti të përfshihet nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit si dhe në verifikimin e shkakut të zjarrit.
Advertisements