Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, të moshave 26 dhe 34 vjeç, të akuzuar për një seri grabitjesh të banesave në Komunitetin e Madridit.
Advertisements
Të dyshuarit kishin ardhur në Spanjë të maskuar si turistë gjatë festave të Krishtlindjeve dhe ishin përfshirë në aktivitete kriminale që prej fundit të tetorit.
Advertisements
Sipas autoriteteve, të dy individët kishin planifikuar dhe ekzekutuar grabitjet me precizion, duke përzgjedhur më parë banesat në zona të ndryshme si Las Rozas, Galapagar, Alpedrete, Villaviciosa de Odón dhe Madrid.
Pasi siguroheshin që banesat ishin bosh, hynin përmes dyerve ose dritareve të kateve të sipërme, duke përdorur një makinë me qira për transportin.
Objektivi kryesor i grabitësve ishin sende me vlerë, përfshirë bizhuteri, ora dhe para të gatshme, që mund të shiteshin lehtësisht. Hetuesit identifikuan aktivitetin e tyre intensiv, me 1-2 grabitje të kryera çdo ditë.
Më 16 dhjetor, dy të rinjtë u arrestuan në një zonë shërbimi ndërsa po përgatiteshin të largoheshin nga territori spanjoll. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan bizhuteri dhe ora me vlerë mbi 50,000 euro. Të dy të dyshuarit, të cilët nuk kishin precedentë penalë në Spanjë, janë burgosur me urdhër të gjykatës.
Operacioni, i quajtur “Habitat Boza,” vazhdon të hetohet për të zbuluar nëse janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këto aktivitete kriminale.