Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një njoftim për qytetarët, duke marrë shkas nga parashikimi i sinoptikanëve për motin.
Advertisements
Veliaj thotë se sot dhe nesër do të ketë reshje shiu dhe erë, ndaj i kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet jo emergjente.
Advertisements
“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.
Ju lutem, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.
Këtë pasdite, kryeqyteti është përfshirë nga reshjet e shiut. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo përmbytje, por reshjet kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve