Shoferi në gjendje të dehur përplas me makinë dy këmbësorë dhe përfundon në vitrinën e një dyqani, plagoset shqiptari! Ja momenti i aksidentit në Kretë (Video)

by editor

Një aksident i rënde automobilistik ka ndodhur në Kretë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shqiptar.

Advertisements

Sipas mediave greke, një shofer në gjendje të dehur duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani.

Advertisements

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruajnë mediat fqinje.

Të plagosur kanë mbetur një 37-vjeçar palestinez dhe shqiptari 58-vjeçar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve, siç u bë e ditur është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime të rënda, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

You may also like