Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi elektoral në Librazh, ka hedhur akuza ndaj ministrit Taulant Balla, duke e cilësuar bajloz të krimit në Elbasan dhe ushtar të Suel Çelës.
Advertisements
Berisha tha se shoferi i Ballës është dhunuar nga Suel Çela sepse nuk mbështeti Sara Milan, ndërsa shtoi se ministri “qepi gojën”.
Advertisements
“Qytetarë të Librazhdit, njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Ju garantoj se Sueli dhe Suel si ai do të shpallen terroristë“, tha ndër të tjera kreu i PD.
Berisha: 11 maj është dita të ndryshojmë, të votojmë për dinjitetin tonë, për paqen për sigurinë dhe t’i japim ndëshkimin më të madh krimit.
Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Fitoi qindra milionë të fshehura, fitoi pasuri, fitoi emrin më të keq si bajloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri.
E morët vesh besoj, para 10 ditësh Sueli ia bëri për spital shoferin dhe Tao e qepi gojën. Si ushtar i Suelit turp të ketë. Tao burreci e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte patur vite shofer. Ia theu kockat se nuk mbështeti Sara Milen. E kuptoni ju?
Qytetarë të Librazhdit, njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Ju garantoj se Sueli dhe Suel si ai do të shpallen terroristë.