Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 4 vitesh me një të mitur.
Advertisements
Rast i rëndë i përdhunimit ka ndodhru në Sheqeras të Maliqit, ku 44-vjeçari Edison Sheme abuzonte me të miturën prej 4 vitesh, që në moshën 12-vjeçare deri në moshën 16-vjeçare që është sot vajza.
Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
Advertisements